Shkruan: Shenoll Muharremi
Janë dy teza kundërthënëse të Henry Kissinger rreth Europës dhe Ballkanit. Për Europë, ai ishte me të drejtë kritik se nuk ekziston një zë unik apo që ekzistojnë shumë interese Europiane kur është në pyetje politika e jashtme. Rrjedhimisht BE ska qëndrim dhe politikë unike të jashtme. Në anën tjetër, ai ishte kritik rreth përfshirjes së SHBA-së në Ballkan. Këto dy pozicione duket se nuk janë koherente me njëra tjetrën. Rrjedhimisht, përgjigja dhe justifikimi se përse SHBA duhej të përfshihej në Ballkan gjindet tek pyetja e fashme e Kissingerit ‘kënd ta telefonoj nëse më duhet Europa?”
Këtë pyetje që tashmë i ndjeri, diplomati i famashëm, Henry Kissinger shtroj në lidhje me diplomacinë Europiane ka më shumë të bëjë më rrëmujën e intereseve të shumta të politikës së jashtme të BE-së. Pyetja ende është valide, Kosova është rasti më i mirë të ilustrohet.
Edhe në rastin e Kosovës, dihet që Bashkimi Europian asnjëherë (ende..) nuk arriti të ketë një qëndrim të përbashkët për Kosovën. Edhe ashtu, ende 5 vende që nuk e kanë njohur pavarsinë e Kosovës po prishin unitetin dhe po minojnë politikën e jashtme të BE-së. Ata duke mos e njohur Kosovën po shtojnë apetitin e regjimit nacionalist të Vuciqit për veriun e Kosovës. Kështu, disa vend të BE-së po rrezikojnë sigurinë e Ballkanit dhe vet Europës.
Pyetja e Kissinger ende mbetet valide. Kemi parë së fundmi nga Këshilli Europian se si liderët e BE-së nuk arritën të dalin me qëndrim të përbashkët rreth Kosovës dhe Serbisë dhe pastaj Kancelari Gjerman bashkë me Presidentin Francez dhe Kryeministrën Italiane u detyruan të krijojnë një pozicion ndaras. Pra, në pyetjen ‘nëse dua të flas me Evropën kënd ta telefonoj?’ ndoshta mund të përgjigjemi duke thënë ‘mvaret për cfarë teme apo problematike?’.
Henry Kissinger gjithashtu ka qenë kritik me pozicionin e SHBA-së në Ballkan. Ai ka menduar se Balkani është punë e Europianëve dhe se SHBA “nuk ka një përcaktim të qartë të interesave në Ballkan”. Pos as qëndron kjo, sidomos nëse merret parasyesh pyetja fundamentale e Kissinger rreth politikës së jashtme të Europës?
Ai vet ka ka qenë njeriu më i duhur që ka ekspozuar që BE nuk ka një politikë të jashtme koherente dhe unike. Rrjedhimisht kjo nënkupton që SHBA, saktësisht për këtë fakt është dashur të intervenoj në Ballkan që të siguroj dhe ruaj paqën e Ballkanit dhe respektivisht Europës. Andaj, përderisa Kissinger ka të drejtë sa i përket politikës së jashtme Europiane, gjykimi i tij rreth përfshirjes së SHBA-së mund të ketë qenë i ngutur dhe në kundërshtim me tezën e tij kryesore për/rreth diplomacisë Europiane.
Nëse Europa nuk ka qenë unike të veproj jashtë saj kur ka qenë interes i lartë apo kur vendet kryesore Europiane kanë interese të ndryshme, atëherë intervenimi dhe përfshirja amerikane ka qenë e domosdofshme për ruajtjen e paqës dhe sigurisë, stabilitetit në kontinentin Europian.