Showtime

Nëse do unazën perfekte për martesë, mund të ndjekësh taktikën e Rita Ora-s

02/02/2023 18:35
nga:G B

Rita Ora e konfirmoi martesën me regjisorin Taika Waititi dhe tani po na bekon sytë me unazën e martesës dhe na tregon edhe se si e mori unazën që donte.

Ajo tha se mund ta ketë ndihmuar paak bashkëshortin e saj në përzgjedhjen e unazës dhe ndoshta, këtë mund të bësh edhe ti, nëse nuk ke edhe aq besim te shijet e partnerit.

“E çova në dyqan dhe i tregova fiks se cilën unazë doja”, tha Rita. Kaq e thjeshtë! Merre për dore, çoje në argjendari dhe zgjidhe vetë unazën! Kaq! Pagesën e ka ai.

Unaza e këngëtares është prej ari, me smerald dhe duket rrëzëllitëse. Ajo e tregoi në “The Tonight Show With Jimmy Fallon” dhe duket yll!

“Në fakt, s’ia kam treguar askujt unazën, kjo është hera e parë që e tregoj, për arsye se të dua dhe ndihem sikur ke qenë pjesë e kësaj lidhjeje. Ja, shikoje!”, iu drejtua Rita – Jimmy-t, i cili e komplimentoi.

Nëse do unazën perfekte për martesë, mund të