Lajme

“Nëse dikush di me i numëru tri punë që i ka kry Qeveria Kurti, unë jam i lumtur”

07/07/2021 22:33
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi mendon se Qeveria Kurti s’ka bërë asnjë pune përgjatë 100 ditëshit.

Sipas tij, aty kanë njerëz që ideologjikisht qëndrojnë mirë, por praktikisht s’mund të bëjnë gjë.

‘’Me njerëz siç i mendon Kurti nuk mund të qeveriset. S’janë njerëz që po kryejnë punë. Ideologjikisht janë të mirë, por praktikisht nuk mund të kryejnë punë. Nëse dikush din me i njeh 3 punë që i kanë kry, unë jam i lumtur’’, tha Krasniqi në Rubikon.

”Asgjë e mirë në Kosovë s’ka ndodhur pa PDK-në”, shtoi ai.