Euro2024

“Nëse ata do të luanin në oborrin tim, unë do t’i ulja perdet” – ish lojtari i Chelseat me kritika të ashpëra ndaj Francës

07/08/2024 10:30
nga:E K

Franca u kualifikua në çerekfinalen e Euro 2024 pasi mundi Portugalinë me penallti në një ndeshje të dobët që përfundoi 0-0 pas kohës së rregullt dhe asaj shtesë.

Gjelat nuk kanë shënuar ende një gol nga një lojtar në këtë turne europian dhe janë kritikuar për paraqitjen e tyre, transmeton GazetaBlic Sport.

Mes kritikëve të skuadrës është edhe ish-sulmuesi i Chelseat, Chris Sutton, i cili bëri një koment interesant për lojën e gjelave.

“Nëse ata do të luanin në oborrin tim, unë do t’i ulja perdet”, tha Sutton.

Tashmë për Francën është përballja me Spanjën, në të cilën do të përcaktohet një nga finalistët e Europianit të Gjermanisë.

/GazetaBlic Sport.