Lajme

“Nëse Albin Kurti dëshiron t’i sigurojë votat për president, le ta mbajë në distancë Haki Abazin”

04/03/2021 22:33
nga:Gazeta Blic

Profesori Universitar, Blerim Latifi, e ka komentuar reagimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili e ka akuzuar PDK-në dhe Listën Serbe pse nuk po e votojnë Vjosa Osmanin presidente, shkruan Gazeta Blic.

Latifi ka thënë se nëse kryeministri Albin Kurti, dëshiron të kryejë punë në sigurimin e votave për president, por edhe për proceset tjera, atëherë duhet ta mbajë larg Haki Abazin.

Madje, Latifi thotë se Abazi vetëm i bën dëm me konspiracionet e tij që i shfaq shpesh në shumë situata.

“Nëse Albin Kurti dëshiron të kryejë punë, le ta mbajë larg Haki Abazin. Ky vec punë i prishë. Me këto konsiperacioni, nuk e di kah po don me dalë”, ka thënë Blerim Latifi.

Haki Abazi e “gjen fajtorin” pse nuk po votohet presidenti!