Sporti

“Nervozohet” Ronaldo, nuk mund ta besonte se United nuk e rinivoi pishinën qe 12 vjet

05/30/2022 19:03
nga:Lorik J

Cristiano Ronaldo ka detyruar drejtuesit e Manchester United të rinovojnë pishinën brenda kompleksit të klubit në Carrington, shkruan Mirror.

Ylli portugez u ankua se pishina është e vjetër dhe e rrezikshme për shëndetin, duke treguar pllakat e lira dhe të plasaritura dhe vendet ku ato nuk ekzistojnë fare.

Ronaldo refuzoi të përdorte një pishinë të tillë dhe, sipas mediave britanike, tha se nuk mund ta besonte që në 12 vjet që është larguar nga United, ajo pishinë nuk është rinovuar. Mirror vëren se drejtuesit e klubit e dëgjuan atë dhe urdhëruan rinovimin dhe përmirësimin e pishinës para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.

“Ronaldo thuhet se është siguruar që shtëpia e tij e marrë me qira në Cheshire të ketë një pishinë, në mënyrë që ai të mund të kryejë ushtrime atje pa pasur nevojë të përdorë pishinën në Carrington. Klubi gjithashtu shpenzoi më shumë se 200,000 £ për instalimin e një ngrohës uji të ri sepse ata kishin probleme”, raporton Mirror.

/GazetaBlic Sport