Sporti

Nervozohet presidenti i klubit turk: I thashë Balotellit, nëse vazhdon me sjellje të tilla, mos u kthe më kurrë në ekip!

08/29/2021 14:10
nga:Lorik J

Mario Balotelli ka vazhduar me sjelljet e tij kontraverse edhe në Turqi.

Megjithatë, sjelljet e Mario Balotellit duket se nuk po pëlqehen nga presidenti i klubit të Adana Demirspor, pasi Murat Sancak theksoi se nuk e toleron askënd që dëshiron të jetë mbi klubin, shkruan GazetaBlic Sport.

Presidenti e kritikoi Balotellin, pasi ky i fundi u zemërua dhe reagoi keq pas një zëvendësimi të cilin ia bëri trajneri i tij në ndeshjen e së premtes.

Sancak zbulon edhe fjalët që ia ka thënë Balotellit pas atij reagimi: “Askush nuk është mbi këtë ekip. As Balotelli. Gjatë rrugës së tij për në vendin e tij, i thashë:” Nëse vazhdoni të reagoni kështu, mos u kthe më kurrë”.

/GazetaBlic Sport

“Çartet” Balotelli, godet shokun e skuadrës pasi zëvendësohet herët nga ndeshja!