Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen Ajax – Roma.
Në minutat e fundit, kur skuadra e Romës kishte avantazhin dhe mundohej të ruante atë duke e “zhagitur” sfidën, ndodhi diçka interesante, përcjell GazetaBlic Sport.
Një person i cili ishte duke u përkujdesur për topat e futbollit jashtë fushave, u detyrua t’i dhurojë një të tillë mbrojtësit të Romës, Calafiori.
Megjithatë, mënyra se si ai e bëri atë – u bë virale shumë shpejtë.
Ai ia dhuroi topin me shpejtë duke e goditur lojtarin, gjë që nuk ndodhë shpesh…
/GazetaBlic Sport
O gandula tava chateado com a virada da Roma ou não? pic.twitter.com/306HdQgVnY
— Calciopédia (@calciopedia) April 8, 2021


