Xhemajl Haliti ka mbi dhjetë vjet që ka lënë Prishtinën për t’u kthyer në fshatin e lindjes, Ballaban të Komunës së Prishtinës, ku jeton dhe punon në fermën e tij. Vendimin e mori nga dashuria për tokën dhe jetën në fshat, por sot thotë se është në dilemë, pasi shteti dhe komuna e kanë lënë zonën në harresë të plotë.
Mungesa e infrastrukturës, rruga e pashtruar dhe problemet me transportin e fëmijëve në shkollë e kanë vështirësuar jetën e familjes. Fëmijët e tij shpesh janë detyruar të ecin deri në një orë nëpër baltë, ndërsa gjatë dimrit banorët kanë mbetur të bllokuar nga bora, madje duke shkrirë borën për ujë të pijshëm, raporton Kiks Kosova.
Edhe pse së fundmi është zgjidhur çështja e transportit të nxënësve, Haliti thotë se problemet vazhdojnë, pasi ndërprerjet e shpeshta të rrymës dhe mungesa e rrugës po i shtyjnë banorët drejt dorëzimit.
Megjithatë, ai nuk heq dorë nga Ballabani. Thotë se shëndeti i fëmijëve të tij është më i mirë në fshat dhe se jetën aty e ndan me një punëtor dhe familjen e tij, duke përballuar bashkë sfidat e përditshme.
Kronikën e plotë e gjeni në vijim:


