Lajme

Nëntë të vrarë gjatë sulmit rus në autobusin në Ukrainë

04/23/2025 09:11
nga:Y I

Nëntë persona janë vrarë pasi një dron rus goditi një autobus që transportonte punëtorë në Ukrainë.

Sulmi ndodhi të mërkurën në mëngjes në qytetin jug-qendror të Marhanets.

Serhiy Lysak, shefi rajonal i Dnipropetrovsk, tha se të paktën 30 persona u plagosën, duke shtuar se “numri i viktimave është vazhdimisht në rritje”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sulmi vjen ndërsa diplomatë nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, SHBA-ja dhe Ukraina po përgatiten të mbajnë bisedime në Londër që synojnë të sigurojnë një armëpushim në konfliktin tre-vjeçar.