Lajme

Nëntë të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

02/02/2022 18:39
nga:Y I

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 7.554 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 1.164 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 1987 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 529. Janë 17.236 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka nëntë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Puka 49-vjeç, tre qytetarë nga Fieri 58-85 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 61-79 vjeç, një qytetar nga Durrësi 73-vjeç, një qytetar nga Berati 80-vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 261.240 raste, 240.642 janë shëruar, 17.236 janë aktivë, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.362.