Lajme

Nëntë të vdekur e 934 të lënduar nga tërmeti në Tajvan

04/03/2024 14:46
nga:Sh R

Është rritur në nëntë numri i personave të vdekur nga tërmeti në Tajvan.

Përveç numrit të të vdekurve është rritur edhe numri i të lënduarve, ku deri më tani raportohet për 934, shkruan CNN.

Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve të Tajvanit nuk ka treguar për gjendjen e të lënduarve, teksa bëhet e ditur se 137 njerëz janë të bllokuar në tunele të ndryshme.