Lajme

Nëntë të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Stan Tërg

06/19/2024 17:01
nga:G B

Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën rajonale  Mitrovicë – Podujevë, në fshatin Stan Tërg, rreth orës 14:00.

Këtë për Klankosova e bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.

Zahiti ka shtuar se pos të lënduarve kishte edhe dëme materiale, si dhe të përfshira në aksident ishin dy vetura.