Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror mes gjashtë veturave në Gjilan.
Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Në këtë aksident nëntë persona janë lënduar dhe sipas raportit të mjekut lëndimet janë të lehta”, tha Hashani.
Tutje, ai u shpreh se njësia e trafikut rajonal po i heton rrethanat e këtij aksidenti zinxhiror.


