Lajme

Nëntë shtetas të huaj u ndaluan në Tetovë për keqpërdorim të qëndrimit turistik

01/08/2025 16:10
nga:Y I

Nëntë shtetas të huaj janë ndaluar gjatë kontrollit të një objekti hoteliere në rrugën rajonale Tetovë-Zhelinë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Veriore.

”Nëntë shtetas të huaj të moshës 21 deri në 38 vjeç, nga Franca, Serbia, Ukraina, Kolumbia dhe Brazili janë ndaluar për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, përkatësisht qëndrimit në kundërshtim me qëllimin”, sqarohet në njoftimin e MPB-së.

Të huajt janë ndaluar në Komisariat për hetime të mëtejshme.