Lajme

Nëntë raste të dhunës në familje brenda një jave në rajonin e Ferizajt

09/16/2024 14:20
nga:G B

Nëntë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një jave në rajonin e Ferizajt.

Sipas policisë, gjashtë raste janë raportuar në Ferizaj, dy në Shtime dhe një në Kaçanik.

“Ndërsa me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dy persona pasi janë intervistuar nga policët hetues të dhunës në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa shtatë persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thotë policia.

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje. Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet tutje në njoftim.