Lajme

Nëntë persona të vrarë nga një sulm ajror në Ukrainë, në mesin e tyre dy fëmijë

03/08/2022 09:28
nga:Donika Fetahu

Nëntë persona raportohet të jenë vrarë nga një sulm ajror rus në qytetin verilindor të Sumy-t të hënën mbrëma.

Kjo është bërë e ditur përmes Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave (SES) në Ukrainë.

Dy fëmijë ishin në mesin e të vdekurve, raporton CNN.

Ministria e Brendshme e Ukrainës theksoi se sulmi ishte një sulm ajror kundër një ndërtese banimi.

Një grua e plagosur është shpëtuar nga rrënojat.

Ndryshe sot është dita e 13 me radhë që kur Rusia nisi sulmet agresore në drejtim të Ukrainës.