Lajme

Nëntë automjete përfshihen në një aksident në Çagllavicë, policia jep detaje

04/12/2023 18:11
nga:Astrit Gashi

Një aksident trafku mes nëntë veturave ka ndodhur sot rreth orës 15:20 në Çagllavicë.

Nga ky aksident, kanë mbetur të lënduar dy persona.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, tri prej veturave të përfshira në aksident kanë qenë në lëvizje, e gjashtë të parkuara.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 9 automjete ( tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.