Ministria e Kulturës dhe Turizmit (MKT) dhe Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) kanë nënshkruar të mërkurën, më 20.05.2026, një marrëveshje bashkëpunimi për organizmin e Festivalit “Akordet e Kosovës”.
Sipas marrëveshjes, organizmi i “Akordeve të Kosovës” përfshin Festivalin e Këngës dhe Festivalin e Fëmijëve.Marrëveshja është nënshkruar mes ministres në detyrë të MKT-së, Saranda Bogujevci, dhe ushtruese së detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu.
Ministrja në detyrë ka shkruar në Facebook se marrëveshja parasheh edhe transformimin e kanalit të katërt televiziv në RTK ART.“Vazhdojmë marrëveshjen për bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës për promovimin dhe fuqizimin e kulturës në vendin tonë.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje parashihet organizimi i “Akordeve të Kosovës”, që përfshin Festivalin e Këngës dhe Festivalin e Fëmijëve, transformimi i kanalit të katërt televiziv në RTK ART, kanal i dedikuar artit dhe kulturës, si dhe zhvillimi i kapaciteteve orkestrale e korale të RTK-së”- ka shkruar ajo.Sipas saj, në marrëveshje përfshihet edhe mbulimi i programeve të institucioneve të kulturës dhe përcjellja e ngjarjeve të kalendarit vjetor kulturor.


