Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës

04/16/2026 11:24
nga:G B

Ministri i Financave Hekuran Murati dhe Ministri i Financave i Mbretërisë së Belgjikës, Jan Jambon, kanë nënshkruar marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin, si dhe për parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore.

Murati theksoi se marrëveshja krijon kushte më të favorshme për investime dhe lehtëson veprimtarinë e bizneseve në të dy vendet.

Ndërkaq, Ministri Jambon vlerësoi bashkëpunimin me Kosovën dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset integruese të Kosovës.