Lajme

Nënshkruhet marrëveshja me ndërmarrjen gjermano- kosovare për menaxhimin mbeturinave të ngurta

12/20/2023 18:37
nga:N K

Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshje me ndërmarrjen gjermano- kosovare për zbatimin e programit për menaxhimin mbeturinave të ngurta në Kosovë.

Aliu ka thënë se ky është investimi më i madh në menaxhimin e qëndrueshme të mbeturinave në Kosovë.

“Ky projekt është investimi më i madh në menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave në Kosovë, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Mbeturinave të Kosovës dhe nxitjen e përafrimit me standardet e BE-së. Projekti do të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik, në reduktimin e emetimeve të gazrave serrë dhe krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin e mbetjeve”, ka shkruar Aliu.

Ai ka treguar se në mesin e investimve që do të bëhen nga ky projekt është edhe ndërtimin e qendrës së re rajonale të menaxhimit të mbeturinave, duke përfshirë këtu deponi të re për rajonin e Prishtinës, dhe investimin në pajisje mobile të nevojshme për operim.