Presidenti Donald Trump, së bashku me udhëheqës të tjerë rajonalë, ka nënshkruar marrëveshjen e paqes në Gaza.
Ai e cilësoi këtë akt si një “nënshkrim shumë të rëndësishëm”.
Trump ka falënderuar stafin dhe ndihmësit e tij për arritjen e asaj që ai mendonte se do të ishte marrëveshja “më e vështirë” për t’u arritur.
“Mendova se kjo ndoshta do të ishte më e vështira, dhe ndoshta në shumë mënyra ishte, por ne kishim shumë talente të mëdha. Ne kishim një gamë të mahnitshme talentesh, dhe na ndihmuan, në veçanti, vendet e përfaqësuara në këtë tryezë”, tha presidenti amerikan.
Ai tha se më pas do të mbante një fjalim para se të takohej privatisht me udhëheqësit.


