Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, Mario Banoziq, pati një vizitë zyrtare në Kosovë me homologun e tij, Armend Mehaj. Pas takimit u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të dy vendeve.
Ministri Mehaj tha se miqësinë me Kroacinë e kurorëzuan me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.
“Si popuj dhe vende na bashkojnë sfidat e ngjashme në të kaluarën çka e forcon edhe më shumë miqësinë ndërmjet vendeve tona. Kjo miqësi e ka pasur momentin kulmorë me kontributin e njerëzve tanë në Luftën e Parë më shumë se dy dekada në Kroaci.” u shpreh Mehaj në një adresim për media.
Tutje ai tha se janë së bashku për të thelluar miqësinë dhe për të hapur rrugë për më shumë bashkëpunim.
Mimoza Kusari-Lila në seancë plenare të Kuvendit, dështon gjykimi i rastit “Afera e Hidrocentraleve”