Lajme

Nënshkruhet kontratata për rregullimin e rrugës nga Gorenje në drejtim të Graçanicës, Aliu jep detajet

04/26/2024 20:46
nga:Mergim Rreci

Nënshkruhet kontratata për rregullimin e rrugës nga Gorenje në drejtim të Graçanicës, Aliu jep detajet

Ministri i Infrastrukturës, Libirn Aliu ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për fillimin e punimeve për rikonstruktimin e rrugës nga hyja tek Gorenje e deri në hyrje të Graqanicës.

Sipas Aliut, me ketë projekt do të bëhet komplet rikonstruktimi i rrugës me gjatësi 3660 metra, me gjerësi të rrugës 7 metra dhe me trotuare në të dy anët e rrugës.

“Lajm shumë i mirë, nënshkrimi i kontratës për fillimin e punimeve për rikonstruimin e rrugës nga 𝐧𝐲𝐣𝐚 𝐭𝐞𝐤 𝐆𝐨𝐫𝐞𝐧𝐣𝐞, 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐡𝐲𝐫𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐆𝐫𝐚𝐪𝐚𝐧𝐢𝐜𝐞̈𝐬. Do të bëhet komplet rikonstruimi i rrugës me gjatësi prej 3660 metra, me gjerësi të rrugës 7 metra dhe me trotuare në të dy anët e rrugës. Kostoja e këtij projekti është 1,737,871,42€. Afati për përfundimin e punimeve është 135 ditë. Kjo rrugë e cila është mjaft e dëmtuar do të rregullohet sipas standardeve më të larta dhe do të jetë lehtësim i madh për qytetarët e shumtë që e frekuentojnë këtë aks rrugor”, thuhet në njoftim.