Lajme

Nënoficeri i FSK-së vdes pas një sëmundje të rëndë

10/03/2024 15:15
nga:N K

Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, rreshteri i klasit të parë Arsim Vishesella ka vdekur sot, njoftoi FSK-ja.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter i Klasit të Parë Arsim Vishesella”.

FSK-ja i ka shprehur ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe pjesëtarëve të ushtrisë.

“Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së”, thuhet në njoftim.

Nesër (e premte) nga ora 10:00 do të mbahen homazhe nga njësi të FSK-së në Kazermën “Skënderbeu ” në Ferizaj.

Ceremonia e varrimit do të bëhet nga ora 14:00 në varrezat e veteranëve në Komunën e Shtimes.