Lajme

Nënkryetarja e VV-së në Vushtrri, Muli: Mendimi personal është që të qëndrojmë në opozitë, por në organizata vendos shumica

10/20/2021 22:03
nga:M K

Nënkryetarja e VV-së në Vushtrri, Gresa Muli, ka reaguar sërish për çështjen e koalicioneve potenciale me kreun aktual të komunës, Xhafer Tahiri, në prag të balotazhit që mbahet me 14 Nëntor.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Muli është sqaruar, duke thënë se mendimi i saj personal është që VV në Vushtrri të qëndrojë në opozitë, porse vendimet në një organizatë si Vetëvendosja vendos shumica dhe kësisoj vendimi për koalicione të mundshme nuk mund të dalë nga ndonjë individ, por se do të jetë një i nivelit të tretë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Sqarim për qytetarët!
Po e shoh që gjithandej nëpër portale po qarkullon një prononcim i imi të cilit si duket i është dhënë kahje tjetër dhe po keqkuptohet kinse si pohim për një koalicion të mundshëm me PDK-në.
Ne e kemi të rregulluar me statut se kush merr vendime për marrëveshje koalicioni dhe une të njejtën gjë e thash në promoncim. Ne nuk kemi asnjë qëndrim aktualisht përveç se e dijmë qartë se nuk bashkëpunojmë me Xhafer Tahirin me të cilin kishim prishur koalicion për çështje parimesh e ai vazhdon të jetë po i njejti e edhe subjekti i tij politik!
Mendimi im personal është që të qëndrojmë opozitë e të bëhemi gardian të Komunës e aseteve komunale nga pozitat që kemi në Kuvend Komunal e si qendër, mirëpo përkundër mendimit tim personal në një organizatë vendos shumica dhe kësisoji vendimi për koalicione të mundshme nuk mund të del nga një individ por si vendim i nivelit të tretë të Levizjes në bashkëpunim me qendra fakt ky i cili do të bëhet i ditur kurdo që do të diskutohet për të.

/GazetaBlic/