Lajme

Nënkryetari i Prizrenit tregon gjendjen me pandemi në këtë komunë

04/15/2021 13:05
nga:Q R

Prizreni vazhdon të mbetët ndër komunat me numrin më të lartë të të infektuarve me pandeminë Covid-19, shkruan GazetaBlic.

Ish-drejtori i Shëndetësisë, njëherësh nënkryetar i komunës së Prizrenit, Visar Shehu, në një intervistë për GazetaBlic deklaroi se aktualisht në këtë komunë janë rreth 215 raste aktive me Covid-19, 109 prej të cilëve janë të shtrirë në spital.

Shehu, thekson se krahas testimeve që po bëhen, numri i të intektuarve nuk është i lartë.

“Aktualisht në komunën e Prizrenit janë rreth 215 raste aktive, pjesa më e madhe është në vetëizolim në shtëpi, në spital për momentin janë 109 pacientë. Ne kemi kryer testime masive në sheshin “Shadërvan”, në bazë të numrit të testeve që po bëhen në komunë të prizrenit, nuk mund të them që është numri i lartë i të rezultuarve pozitiv, në krahasim me testet që bëhen në komunën e Prizrenit, sepse komuna e Prizrenit bashkërishtë me atë të Prishtinës janë dy komunat që më së shumti testojnë brenda 24 orëve”, thotë ai.

Me arritjen e 24 mijë sosh vaksinave, ai thotë se rreth 3 mijë e 500 janë ndarë për komunën e Prizrenit, derisa shton se tanimë janë në fazën e vaksinimit të të moshuarve.

“Nëse nuk gabohem janë rreth 3 mijë e 500 vaksina që janë ndarë për komunën e Prizrenit, procesi i vaksinimit natyrisht po shkon mirë. Ka filluar me personelin mjekësor, tashmë jemi në fazën kur ka filluar vaksinimi i të të moshuarve, ndërkohë që në fund të kësaj jave fillojn edhe të moshuarit nër 80 vjet”, shton ai.

Tutje, ai shton se e vetmja mënyrë për të mposhtur virusin korona është vaksinimi, për çka thotë se kur t’i vij radha edhe ai do të vaksinohet.

Ndërkaq, inkurajon të tjerët të mos hezitojnë për vaksinim.

“Unë i inkurajon të gjithë të vaksinohen sepse e vetmja mënyrë për të dalur nga kjo gjendje është vaksinimi. Sigurisht që kur të vijë koha edhe unë do të vaksinohem”, thotë ai.

Sa i përket masave të reja të Qeverisë, ai vlerëson se masat që po i zbaton Kosova janë masat më liberale në Rajon dhe Evropë.

“Me rekomandim të IKSHPK-së, Qeveria ka vendosur masa të reja dua të theksoj se këto masa që i ka Kosova janë masat më liberale që janë edhe në Evropë por edhe në rajon”, deklaron ai.

Ndryshe, masat Anti-covid të Qeverisë do të jenë në fuqi deri më datën 18 prill.

/GazetaBlic

Kryetarët e Komunave tregojnë se çfarë i kërkuan ministrit Vitia: Na tha se 90 % të kërkesave do t’i marrë parasysh