Lajme

Nënkryetari i Prishtinës reagon ndaj Qeverisë: Neni anti-kushtetues i projektligjit te buxhetit 2023, nuk kalon!

12/15/2022 13:03
nga:G B

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se nuk kalon nen anti-kushtetues i projektligjit të buxhetit 2023, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se të hyrat vetanake të komunave, janë vetëm të komunave dhe qytetarëve të tyre.

Zogaj ka falënderuar GP e LDK-së për propozimin dhe mbrojtjen e kësaj të drejte elementare kushtetuese.

Postimi i tij i plotë:

Neni anti-kushtetues i projektligjit te buxhetit 2023, NUK kalon!

Pra, te hyrat vetanake te Komunave, jane vetem te Komunave dhe qytetareve te tyre.

Falenderoj grupin parlamentar te LDK-se per propozimin e bere, dhe per mbrojtjen e nje te drejte elementare kushtetuese.

#Buxheti #Prishtina #TeHyrat #2023