Lajme

Nënkryetari i Prishtinës, Manaj: Bllokadat politike nuk do të tolerohen

04/28/2025 18:36
nga:Genita C

Nënkryetari i Prishtinës, Shkëmb Manaj, ka njoftuar se puna në sheshin “Xhorxh Bush” ka rifilluar, duke theksuar se koha e bllokadave ka kaluar, raporton GazetaBlic.

Manaj ka theksuar se asnjë forcë nuk do ta ndalë zhvillimin e kryeqytetit dhe se bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për vazhdimin e projekteve.

Ai ka paralajmëruar se bllokadat politike nuk do të tolerohen dhe se Prishtina nuk i pranon bllokuesit.