Lajme

Nënkryetari i OVL-UÇK-së: Me VV-në nuk kemi komunikim që 5 vite, ndryshuan qasjen kur erdhën në pushtet

01/16/2026 10:12
nga:Y I

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka bërë me dije se kjo organizatë nuk ka asnjë komunikim me VV-në.

Ai ka treguar se që pesë vite nuk ekziston asnjë komunizmin në mes të OVL-UÇK-së dhe partisë së Albin Kurtit.

Derisa ka folur për organizimin e protestave të fundit nga kjo organizatë, ai ka treguar se paraprakisht janë takuar me liderët e partive politike, por jo edhe me ata të VV-së.

“Fillimisht kemi takuar krerët e partive politike, përjashto këtu VV-në që nuk kemi komunikim fare që pesë vite me ta si organizatë e veteranëve të luftës”, ka thënë ai në emisionin “Rubikon”.

Ai ka thënë se partia e Albin Kurtit ka ndryshuar qasjen ndaj kësaj organizate prej ardhje në pushtet.

“Jo nuk kemi. Që 5 vite nuk kemi fare komunikim me ta, mos të flasim pastaj për mbështetje a diçka që është zero”, ka thënë Syla.