Lajme

Nënkryetari i Mitrovicës për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Besojmë që drejtësia do të triumfojë

04/03/2023 13:09
nga:G B

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arjan Tahiri, ka folur në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po zhvillohet sot në Hagë.

Tahiri tha se ky proces gjyqësor është i padrejtë, por shtoi se beson se në fund dretjësia do të triumfojë në këtë proces gjyqësor.

“Është emocionuese kur i sheh krerët e UÇK-së, të cilët janë duke u gjykuar në një proces padyshim të padrejtë, është emocionuese sepse është duke u gjykuar shteti i Kosovës, identiteti ynë kombëtar dhe themelet e shtetit tonë. Është emocion, por ne besojmë në drejtësi dhe besojmë që drejtësia do të triumfojë”, është shprehur Tahiri në Klan Kosova.

Ai foli edhe për marshin e së dielës, ku tha se asaj proteste iu bashkuan mbi pesëmijë mitrovicas.