Lajme

Nënkryetari i LDK-së: Kurti ka pranuar me dialog ta njoh rolin e Serbisë në organizimin e brendshëm të Kosovës

12/10/2022 21:17
nga:Astrit Gashi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri , i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin, tha se Kryeministri Albin Kurti ka kundërshtuar rolin e Serbisë në rregullimin e brendshëm të Kosovës, duke shtuar se ai tani ka pranuar me dialog ta njoh pikërisht rolin e Serbisë në organizimin e brendshëm të vendit tonë.

“Zotin Kurti e sheh nga forma e tij dhe në angazhimin e tij në politikë, për dallim prej LDK-së dhe këtë rast le te themi edhe të partive të tjera, ai ka premtuar dialog të brendshëm, dhe nuk ka arritur ta bëjë, sepse nuk ka njerëz. Ka kundërshtuar rolin e Serbisë në rregullimin e brendshmë të Kosovës, ka qenë më i zëshmi në kundërshti dhe tani ka pranuar me dialog ta njoh rolin e Serbisë në organizimin e brendshëm të Kosovës, për të mbrri marrëveshje për normalizim, të cilën deri në fund, nëse e shohim nga të gjitha takimet, ende nuk është arrit asnjë marrëveshje e re. Por Kurti, përmes Bislimit, është marrë vetëm me zbatimin e protokollit të marrëveshjeve të vjetra. Prakitikisht ka negociuar modalitetet e zbatimit të marrëveshjeve për energji, letërnjoftime, regjistrimin e automjeteve, pra prakitikisht ska bërë asnjë marrëveshje”, tha Haziri.

Sipas Hazirit, marrëveshjet e arritura nga Qeveritë e kaluara, pushteti aktual i ka bërë të zbatueshme, as më të mira, as më të këqija, pa u shtuar asnjë pikë, apo presje, e që sipas tij, “janë marrë vetëm më zbatim që është anë krejt teknike”.

“Nuk kemi parë Zotin Kurti në kapacitetin e tij për arritjen e ndonjë marrëveshje. Ajo që ka bërë z Kurti në këtë fazë fakt është se ka hap Kosovën ndaj Serbisë, në momentin kur ka pranuar letërnjoftimet e Serbsië me qenë dokument zyrtar për hyrje daljet për të gjithë banorët e Kosovës që janë serbë”, tha Haziri, përcjelljë GazetaBlic.

Haziri më tutje shtoi se Kurti duhet ta realizoj një marrëveshje eventuale që pritet të ndodh, e që në rrethanat e tij po quhet marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila po po reduktohet në qështje të hapura dhe që rrezikon të humb qëllimin kryesor të këtyre negociatava, e që qëllimi është marrja e njohjes nga ana e Serbisë.

“Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, draftimi i Statutit për Asociacionin e Komunave, nuk flitet më për kurgjo tjetër, një draftim i cili është obligim dhe do të kaloj përmes Qeverisë tek Gjykata Kushtetuese e Kosovës, praktikisht ky presion tash që le te themi që është në raport me negociatat e Brukselit, po shkon drejt një kushtëzimi që po lexohet në Kosovë si mbështetje e evropianëvë ndaj Serbisë. Praktikisht këto negociata e kanë një vështirësi që po quhen kushtëzime dhe kanë një afat kohorë, për herë të parë një tajming le të themi, i cili do të kërkon nga palët të përbyllet në një periudhë të caktuar kohore, nuk mund të jenë bisedime pakufij”, tha Haziri.