Sporti

Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë bën ‘filma’ pas shortit: Donim Shqipërinë e Kroacinë në grup

12/03/2023 08:30
nga:Lorik J

Kombëtarja serbe e futbollit do të garojë në Gjermani në Kampionatin Evropian. Në shortin e djeshëm Serbia do jetë në grup me Anglinë, Danimarkën dhe Slloveninë.

Nënkryetari i Federatës Serbe të Futbollit, Branislav Nedimovic, pas shortit tha se dëshironte që Serbia të luante kundër Kroacisë dhe Shqipërisë, por dëshira e tij nuk u realizua.

“Sinqerisht, doja Grupin B, ku bëjnë pjesë Spanja, Shqipëria dhe Kroacia. Të shtunën në mëngjes u thashë të gjithëve, përfshirë edhe përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Kroacisë, nëse do të vini tek ne… Por dëshira ime nuk u plotësua,” i tha Nedimovic portalit serb Telegraf.

“Unë mendoj se kemi një shans të mirë, nëse përgatitemi mirë, korrigjojmë disa gabime nga ndeshjet e mëparshme”, tha Nedimovic.

/GazetaBlic Sport