Arlida Nezha i ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka bërë së fundmi në rrjetet sociale. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilëve u ka kthyer përgjigje për çdo pyetje dhe kuriozitet që ata kishin.
Gjatë kësaj bisede virtuale me fansat, Tola ka zbuluar se është nënë e një vajze të vogël.
“A ke fëmijë ti? Se të kam parë me një vajzë të vogël prandaj”, ishte pyetja e një ndjekësi, ku përgjigja e saj ka qenë e papritur për të gjithë.
“Po. Kjo është mrekullia ime”, shkruan Arlida duke postuar edhe një foto me vajzën. Kujtojmë se gjatë qëndrimit të saj në emisionin e dashurisë, ajo nuk e ka përmendur në asnjë moment se është mami. Tani fansat janë kuriozë që të dinë nëse është me të vërtetë vajza e saj apo ka një lidhje tjetër me të, dhe ajo e quan “mrekullia ime”.
Nga ana tjetër kujtojmë që ajo ishte vajza e parë që u eliminua nga Për’puthen, pasi u votua nga djemtë.