Lajme

Nëndetësja amerikane fundosi një anije luftarake iraniane në ujëra ndërkombëtare, thotë Hegseth

03/04/2026 14:59
nga:G B

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha sot se një nëndetëse amerikane fundosi një anije luftarake iraniane në ujëra ndërkombëtare.

Sipas Hegseth, kjo ishte fundosja e parë e një anijeje armike nga një silurë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Një nëndetëse amerikane fundosi një anije luftarake iraniane që mendonte se ishte e sigurt në ujëra ndërkombëtare,” tha Hegseth gjatë një konference për shtyp në Pentagon, raporton CNN.