Lajme

“Nënat e Srebrenicës” mirënjohëse për fjalimin e Osmanit në KS të OKB-së

04/23/2024 17:01
nga:G B

Organizata me bazë në Bosnje, “Nënat e Srebrenicës”, e ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për fjalimin e mbajtur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Osmani ka folur për vuajtjet e shqiptarëve në Kosovë dhe njerëzve në Bosnjë, viktimat e dhunës seksuale për të cilat ajo kërkoi kërkim falje nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“I jemi mirënjohëse presidentes Osmani, fjalimi i saj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, viktimat shqiptarë të gjenocidit, janë dëgjuar nga e gjithë bota. Fjalime të tilla do të kujtohen për gjenerata. Faleminderit”, ka shkruar kjo organizatë në platformën X.

Në maj pritet që të votohet rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.