Lajme

Nëna njofton policinë për zhdukjen e vajzës me probleme psiqike në Malishevë

02/26/2026 10:27
nga:Y I

Një rast i zhdukjes së një vajze me probleme mendore është raportuar në Malishevë.

Sipas raportit policor, ankuesja ka njoftuar autoritetet se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti është paraqitur në polici dhe po trajtohet nga organet e rendit.