Një nënë nga Prishtina raportohet se ka lënë pa përkujdesje fëmijën e saj të mitur, shkruan Gazeta Blic.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Prishtinë, 17.06.2021 – 16:00. Është inicuar rasti ndaj të dyshuarës femër kosovare pasi që ditë më parë kishte lënë fëmijën e saj viktimën mashkull kosovar (të mitur) pa përkujdesje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”


