Lajme

Nëna i raportoi të zhdukur, tre të miturit dyshohet se vodhën një veturë

03/27/2022 21:09
nga:Donika Fetahu

Të shtunën, tre të mitur tre nën moshën 14-vjeçare, janë raportuar si të zhdukur nga nëna e tyre në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se sot (e diel), ata janë gjetur në stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha se të miturit dyshohet se kanë vjedhur një automjet me të cilin kanë udhëtuar për në Prishtinë.

“Të miturit janë shoqëruar në Prizren dhe në prezencë të prindit janë intervistuar. Gjendja e tyre shëndetësorë është e mirë. Por, të miturit ditën e raportimit si të zhdukur dyshohet se kanë kryer veprën penale vjedhje të automjetit dhe me atë automjet kanë shkuar në Prishtinë”, ka thënë Gashi.