Lajme

Nëna hidhet me foshnjën e saj nga kati i dytë i maternitetit

07/03/2022 08:04
nga:Q R

Një nënë me fëmijën e porsalindur është hedhur nga kati i dytë i maternitetit në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëm rreth orës 22:00 dhe dyshohet se nëna ka qenë në depresion, teksa kreu aktin e rëndë.

Fatmirësisht 35-vjeçarja dhe foshnja e saj po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./Euronews.al/