Një tifoz grek i klubit të futbollit të Athinës AEK, 29-vjeçari Mihail, u vra me thikë mbrëmjen e së martës gjatë një sherri me tifozët e Dinamos së Zagrebit dhe Panathinaikos të Athinës, të cilët janë në marrëdhënie të mira me Bad Blue Boys.
Të paktën gjashtë persona mbetën të plagosur në përplasjet e tifozëve para ndeshjes së parë të raundit të tretë preliminar të Champions League, e cila duhej të zhvillohej sonte në orën 20:45 në stadiumin e AEK-ut, por që u shty pas vrasjes, përcjell GazetaBlic Sport.
Portalet greke raportojnë më shumë lajme të këqija. Ata shkruajnë se mamasë së Mihailovit, pasi ka dëgjuar se i biri ka vdekur, i ka rënë të fikët dhe ka pësuar atak në zemër.
Informacionet e para thonë se ndihma mjekësore ka mbërritur me shpejtësi dhe se ajo është transportuar menjëherë në spital.
/GazetaBlic Sport


