Sporti

Nëna e Roberto Mancinit gjen fajtorin, ‘akuzon’ mesfushorin: Gabimet e tij na kushtuan shtrenjtë!

03/26/2022 09:36
nga:Mergim Rreci

Italia pësoi një disfatë të dhimbshme ndaj Maqedonisë së Veriut (0-1), që nënkuptonte mungesë në Kupës së Botës 2022, 

Në bisedë me Radiouno, Marianna Puolo, nëna e Roberto Mancinit, kritikoi ashpër mesfushorin e Italisë, Jorginhon, përcjell GazetaBlic Sport.

“Fatkeqësisht, gabimet e Jorginhos po na kushtojnë shtrenjtë. Nuk dua t’ia drejtoj gishtin, ai nuk humbi qëllimisht, por kur humb tre penallti do të thotë shumë”, tha ajo.

Ky ndoshta mund të jetë edhe një reflektim i asaj se çfarë mendon edhe trajneri Mancini, por një gjë të tillë nuk e ka thënë kurrë publikisht.

/GazetaBlic Sport/