Që kur Kylian Mbappe i njoftoi Nasser al-Khelaïfi se do të largohej nga PSG në qershor, ka pasur thashetheme të shumta rreth të ardhmes së tij.
Ylli i madh pritet në Real Madrid dhe mund të jetë destinacioni i tij i radhës, pasi nëna e tij, Fayza Lamari, së fundmi ka vizituar kryeqytetin spanjoll për t’u përgatitur për ardhjen e djalit të saj.
Sipas informacioneve të zbuluara nga le10sport.com, Real Madrid është destinacioni numër 1 për Kylian Mbappé.
Sipas informacioneve nga Relevo, nëna e Kylian Mbappé, Fayza Lamari, së fundmi ka shkuar në Madrid me njerëz të tjerë nga rrethi i ngushtë i Kylian Mbappé. Sipas mediave spanjolle, ideja është që të shkojnë atje për t’u përgatitur për ardhjen e Kylian Mbappé…
/GazetaBlic Sport