Sporti

Nëna e Mbappe: Ai nervozohej kur Milan humbiste sepse ishte tifoz, por në videolojëra zgjidhte Real Madrid

10/24/2023 16:16
nga:Lorik J

Tashmë nuk është më një mister që Kylian Mbappe kur ishte fëmijë bënte tifo për Milanin.

Këtë gjë e ka konfirmuar këtë herë edhe nëna e francezit, Fayza Lamari, e cila shpjegon për “La Gazzetta dello Sport” pasionin e Mbappe për klubin italian.

“Ai dëshiron të lërë përshtypje të mirë, përndryshe do të tallet nga miqtë tanë. Që i vogël i është rrënjosur në zemër Milani.

Kur vinte në shtëpi, fliste vetëm për Milanin. Nëse Milan humbte, e hidthe telekomandën drejt televizorit dhe thoshte disa sharje në gjuhën italiane.

Megjithatë, në “Play Station” ai zgjidhte gjithmonë Real Madrid kur luante. Gjithsesi, nëse do të na kishte thënë 15 vjet më parë, nuk do ta kishim besuar kurrë se Kylian do të ishte protagonist brenda fushe në ndeshjen PSG-Milan”, është shprehur nëna e tij.