Faiza Lamary, nëna e superyllit Kylian Mbappe, fiton më shumë para se tetë lojtarë të Real Madridit, duke u bërë një nga figurat më me ndikim në futbollin modern.
Faiza Lamary ka bërë emër në botën e futbollit si përfaqësuese e djalit të saj. Biznesmenja është gjithashtu një figurë kyçe në menaxhimin e klubit francez të Ligue 1, Stade Caen, të cilin e zotëron djali i saj. Roli i saj në karrierën e lojtarit francez është përshkruar si i domosdoshëm.
Sipas gazetës portugeze A Bola, përfshirja e saj i sjell asaj një të ardhur vjetore prej 4.5 milionë eurosh, të cilat i merr nga djali i saj. Kjo shumë është më e lartë se pagat e disa lojtarëve të rëndësishëm në skuadrën e Real Madridit.
Lista e lojtarëve të Madridit që marrin pagë më të ulët se nëna e Kylian Mbappe përfshin: Arda Guler, Braim Diaz, Raul Asensio, Franco Mastantuono, Gonzalo Garcia, Andriy Lunin, Endrik dhe Fran Garcia.
Ky krahasim nxjerr në pah ndikimin e madh financiar dhe strategjik që Lamari ushtron në menaxhimin e punëve të njërit prej futbollistëve më të paguar në botë.
/GazetaBlic Sport/


