Në një rrëfim emocionues për dokumentarin “Expose” vjen Kumrije Temaj, nëna e Jeton Temajt i cili humbin jetën në rrethana të dyshimta në vitin 2022.
Jeton Temaj, natën tragjike të 27 majit të vitit 2022, ishte nën shoqërinë të katër personave të tjerë.
Nëna e Jetonit, e pyetur nëse djali i saj ka patur ndonjë problemat me personat me të cilët ishte i shoqëruar thotë se nuk di asgjë dhe se të njëjtit duhet të flasin dhe tregojnë gjithçka ka ndodhur.
Ajo pretendon se rastin po shkon me të njohur duke theksuar se nuk ka drejtësi për djalin e saj.
“Nuk po e di as vetë, shokë kanë qenë por pse nuk po e tregojnë të vërtetën. Që katër vite u bë, unë femër jam…sot një shuplakë me ia dhënë dikujt më marrin në burg, ndërsa ata as në paraburgim nuk janë dhe veç njërin e kanë marrë, unë i dua të katërt me i marrë ata sepse të katërt kanë qenë në vendngjarje. Unë po e kërkoj drejtësinë e djalit tim po drejtësi nuk ka. Prej fillimit po ju them rasti ka shkuar me të njohur. Prej policit të Klinës, Sami Kamberi, i cili e ka shkruar rrezikim i trafikut publik. Çfarë të drejte ka ai të më thotë mos më hajde për këtë punë dhe ‘largohu nga këtu’. Unë kërkoja drejtësi për djalin dhe nuk kam shkuar për dhunë sepse një ‘nanë e vetmuar kam mbet’. Më thonte t’i marrim të dhënat e djalit a unë djalin pa vetëdije. I pyeta se kush e ka prej prokurorëve rastin e djalit dhe më thane e ka Muharrem Bajraktari në Pejë. I kam shku me gjithë kunatin në zyrë dhe i kam thënë ‘djali im në komë, pa vetëdije, po lufton për jetë’ dhe ata në liri….i thash të lutem merri ato katër persona edhe aim ë tha…”dil prej këtu e ka Ardiana Veseli”. Ardiana Veseli e ka mbajtur një vit e gjysëm rastin e djalit dhe asnjë séance ajo me mua s’e ka mbajt veç me ata dhe me avokatin. E ka patur rastin edhe Sabrije Racaj në Klinë, ndoshta e keni parë, çfarë më ka bërë ajo mua, kanë luajtur me mua tmerr ku jemi t’u jetu”. tha mes lotësh në rrëfimin e saj nëna e Jeton Temajt.
Nëna e Jetonit, Kumrija na tha për dokumentarin “Expose” se i beson veç mjekësisë ligjore dhe raportit të autopsisë i cili thotë se vdekja e të ndjerit ka qenë e dhunshme.
Zonja Kumrije me lot në sy i dërgoi një lutje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, t’a shohë rastin e djalit të saj dhe të kësaj nëne që ka mbetur e vetmuar.
Ajo thotë se tmerr është ku po jetojmë përderisa s’ka drejtësi.
“Seancës e radhës e kemi me 18 qershor. Unë i besoj veç mjekësisë ligjore dhe mjekut ligjor i cili thotë se djali ka goditje me mjet metalik të mrehtë të fortë. Në autopsi shkruan se ka goditje me mjet metalik metalik të mprehtë, të forte dhe se vdekja e të ndjerit është e dhunshme.Unë s’do të ndalem kurrë, s’do të ndalem deri kur ta merr dënimin ai të merituar. Me t’a mbyt djali hasreti dhe me t’u mbyll dera e shpisë dhe as mos me qenë në paraburgim, s’po mundem t’a di si po ndodh kështu. Rasti ndodhi në Skënderaj, Albin Kurti le t’a sheh këtë video si kam mbet një nënë e vetmuar, forcat Speciale i dërgoi dhe e rrethuan Skënderajnë ndërsa për rast të djalit tim s’paska drejtësi që kam mbet një nënë e vetmuar. Tmerr ku jemi t’u jetu” tha nëna e të ndjerit, Jeton Temaj, për dokuemntarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


