Sot u mbajtë gjykimi për vazhdimin ose jo të leje qëndrimit të Djokovic në Australi.
Gjykata vendosi që të aprovoj qëndrimin e serbit, por para se vendimi të merrej para gjykatave australiane ishin mbledhur një grup protestuesish, përcjell GazetaBlic Sport.
Nëna e Djokovic pretendoi se sportisti serb nuk u ushqye as me mëngjes gjatë kohës sa ishte në mbajtje.
“Të dashur miq, po na jepni një mbështetje të madhe, ne po ia dërgojmë Novakut. Tani mbështetja jonë është më e rëndësishmja, nuk jemi shumë, por jemi shumë të fortë. Novak vendosi të ndjekë drejtësinë, se ai nuk ishte fajtor. Gjithçka ka bërë sipas rregullave. E kanë burgosur, as mëngjes nuk i japin, drekë e darkë, nuk ka asgjë për mëngjes”, tha fillimisht Dijana Gjokovic.
”Po ju them atë që më tha ai. Ata kanë tre vakte në ditë në burg dhe mund të dalin të marrin ajër. Nuk ka dritare normale për të parë parkun, por një mur. Këto nuk janë kushte humane. Faleminderit të gjithëve në botë, në Melburn për mbështetjen”, shtoi ajo.
/GazetaBlic Sport/


