Gjatë qëndrimit në Ferma VIP, Çiljeta Xhilaga rrëfeu se nëna e saj vuante nga kanceri dhe ky ishte meraku i saj më i madh gjatë qëndrimit në reality show.
Epo një lajm shumë i mirë vjen nga nëna e Çiljeta Xhilagës.
Majlinda Xhilaga ka treguar në profilin e saj në Instagram se ka fituar betejën me kancerin.
“E fitova betejën për jetën. Faleminderit Allahut”, ka shkruar ajo krah disa fotove të saj.