Mamaja e Beniada Nishanit, Linda Jakic, ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up”.
Ajo ka folur hapur se si e sheh vajzën e saj brenda shtëpisë së “Big Brother”, shkruan GazetaBlic.
“Është një vajzë e qetë që bën shumë batuta. Ndonjëherë ndodh të japësh komente në shtëpi, dhe lexoj komente në Instagram që i thonë se po bën thashetheme”, tha Linda.
Linda u shpreh se edhe komentet negavtive për Benin i merr në formë shakaje.
Ajo komentoi pak edhe banorët por në veçanti u ndal tek Iliri ku shpreh: “Nuk më ka pëlqyer sjellja e Ilirit, pak. Por është një lojë, nuk mund të them asnjë gjë”.
Kujtojmë se, në banorët e nominuar është edhe Beniada dhe në mesin e tyre sonte njëri do eleminohet./GazetaBlic/