Showtime

Nëna e Beatrix Ramosajt në gjendje të rëndë emocionale

12/05/2021 13:27
nga:Genita C

Pas shumë dramave, debateve, puthjeve që ndodhën në Big Brother Vip mes dyshës më të komentuar Donaldit dhe Beatrixës, as fyerjet e as mbështetjet nuk munguan.

Por siç duket ky rast po ndikon keq në shëndetin emocional e psiqik të familjarëve të dyshës së përfolur.

Në emisionin e famshëm në Shqipëri Fan’s Club të udhëhequr nga Dojna Mema, ka treguar se ka ftuar nënën e Beatrix Ramosaj për të diskutuar për ngjarjet e fundit në Big Brother Vip, por e ëma e Trixës nuk e ka pranuar ftesën pasi që nuk ka qenë në gjendje të mirë emocionale.

“Nëna e Beatrixës, Antigona është në gjendje të rëndë emocionale dhe e kishte të pamundur të vinte”, tha moderatorja e emisionit Fan’s Club.

Në mbështetje të nënës së banorës së BBV ishte e ëma e Oriola Marashit,e cila tha se është munduar të flas me Antigonën dhe ti qëndroj afër këto ditë të vështira. Gjithashtu ajo bëri një kërkesë ndaj publikut të mos e dënonin Beatrixën pasi që ajo ësht një vajzë shumë e mirë,/GazetaBlic/